Ndërsa paralajmëroi edhe gjobvënësin që vë firmën, do të paguajë shumë shtrenjtë. Ai gjithashtu kërkoi lirimin e menjëhershëm të studentëve dhe qytetarëve të ndaluar në komisariate.
Berisha: Shpreh mirënjohje shumë të thellë për studentët dhe qytetarët, për pjesëmarrjen e tyre të madhe, për trimërinë, rekordet e reja të trimërisë që treguan në përballjen dhëmb për dhëmb me mercenarët e Edi Ramës.
Kërkoj lirimin e menjëhershëm të studentëve dhe qytetarëve të ndaluar në komisariate.
Garantoj çdo student dhe qytetar se gjobat e narkoshtetit do t’u rikthehen atyre me vlerë tre herë më të lartë, por edhe gjobvënësi që vë firmën e tij, do të paguajë shumë shtrenjtë atë firmë që vendos.
U rikujtoj atyre që marrin aktin antikushtetues të firmosjes së firmave, mos kryeni krime të tilla se dhe penalisht mund të ndiqeni, paçka se absolutisht me rrogat tuaja, me të ardhurat tuaja, do të dëmshpërblehen të gjithë ata që keni ndëshkuar.
Sot u faktua se protestuesit, studentët dhe qytetarët në revoltën e tyre paqësore, u provokuan në mënyrë të përsëritur nga policia e cila kryen, vepron me një skenar kriminal ndaj revoltës studentore.
Gazeta RD