“Gardh” në Bulevard: Protestuesi përplaset me policinë: Mos u bëni garipa me maska!

Një protestues ka debatuar ashpër me efektivët e policisë të vendosur në rresht në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke iu drejtuar me tone të forta: “Mos u bëni garipa me maska! Legena. Hiqeni maskën!”

Protesta, e thirrur nga studentët dhe e mbështetur nga Partia Demokratike, nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit dhe më pas u zhvendos drejt Kryeministrisë.

Gjatë tubimit, protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të policisë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur me ujë me presion, spray me piper dhe gaz lotsjellës.

About Redaksia

Check Also

Ishin vendosur bllokadë përballë protestuesve te parku “Rinia”, tërhiqen forcat e policisë

Një pjesë e protestuesve janë zhvendosur te parku Rinia, te Tajvani. Ndërsa përballë tyre janë …