Kedhi: Duhet një front patriotik opozitar kundër këtij autokrati, qeveria teknike është zgjidhja!

Nënkryetari i PD, Nikola Kedhi, deklaroi për SYRI TV se Edi Rama duhet të largohet dhe të hapë rrugën për një qeveri teknike që do sigurojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Kedhi tha se duhet një front i përbashkët opozitar për të mundësuar diccka të tillë.

“Nuk e kam kuptuar për ccfarë duhet ketë dialog kur kërkesa është të japë dorëheqjen.

Sot të gjithë demokratët që kanë 14 vite që protestojnë, studentët, pedagogët, fermerët, profesionet e lira, kanë një kërkesë: duan të jetojnë në vendin e tyre me dinjitet. Ky njeri që ka uzurpuar këtë institucion ua ka pamundësuar këtë gjë atyre.

Ndaj duhet të largohet ai, t’i hapet rrugë një qeverie teknike dhe të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për këtë kërkesë janë të gjithë grupimet shoqërore që bien dakord. Është PD, janë studentët, pedagogët, mjekët, inxhinierët, etj.

Unë mendoj se nga PD dora ka qenë e shtrirë për këdo prej vitesh me këdo që e ndjen veten në opozitë me këtë narkoregjim që të krijojmë gjithë së bashku një front patriotik përtej dallimeve që kemi.

Sot është momenti që të lëmë mënjanë këto dallime dhe të ulemi pa kushte me njëri-tjetrin për një gjë shumë madhore që është Shqipëria. Ne kërkojmë të krijojmë një front patriot kundër këtij autokrati. Ccdo autokrat zmbrapset nëse krijohet një front i tillë.

Me këtë qëndresë qëka ndodhur javëve të fundit dhe muajt te fundit, edhe faktori ndërkombëtar ka filluar të lëvizë. Edhe raporti i progresit i BE tregonte se kërkesat e qytetarëve shqiptarëve janë dëgjuar.

Ndaj kjo është rëndësia e frontit patriotik që ne duhet të krijojmë.

Qeveria teknike është rruga e vetme për të shkuar drejt njëfarë zgjidhje për Shqipërinë dhe më pas të shkojmë drejt shërimit të shoqërisë shqiptare duke ngritur disa shtylla të rëndësishme për republikën që shkojnë përtej partive politike dhe grupimeve dhe të mbajnë republikën për të siguruar që këto ndodhën këto vitet e fundit në Shqipëri, të mos ndodhin kurrë”, tha Kedhi.

About Redaksia

Check Also

Portestuesit bllokojnë rrugën me gurë betoni te sheshi “Skënderbej”

Protesta e kësaj të shtune ka vijuar me tensione edhe në qendër të Tiranës. Gjatë …