Veliu ka arritur të sigurojë fitoren përballë kreut të komanduar të PD-së Fier, Ardian Ferro, me një diferencë prej vetëm katër votash, duke e bërë rezultatin e garës tejet të ngushtë.
Pas këtij procesi zgjedhor, duke nisur nga dita e nesërme, dega e Partisë Demokratike në Bashkinë Fier do të drejtohet nga Enkelejda Veliu.
Ajo shënon gjithashtu një moment të veçantë për këtë degë politike, pasi bëhet gruaja e parë që merr drejtimin e Partisë Demokratike në Fier.
Në mesazhin e saj për demokratët, Veliaj ka shprehur fillimisht falënderimet, por edhe angazhimin për të qëndruar pranë çdo demokrati.
“Dua të falenderoj me gjithë zemër demokratët që besuan tek unë. Mesazhi im shkon drejtëpërdrejtë tek demokratët: Bashkë për të çuar para PD-në”
Kandidatja Enkelejda Veliu mori 196 vota, e pasuar me një rezultat të ngushtë nga Ardian Ferro, me 192 vota.
Në votim morën pjesë gjithsej 834 anëtarë. Të pavlefshme rezultuan 8 vota dhe një tjetër e dëmtuar.
Në garë për kreun e PD ishin 5 kandidatë: Ardian Ferro, Enkelejda Veliu, Fation Semanjaku, Gentian Koçi, Festim Metaj.

Gazeta RD