Revolta kundër Ramës/ Sot protesta kombëtare në Tiranë, opozita në krah të studentëve

Tirana do të jetë sot në qendër të dy protestave, me të njëjtin qëllim: kundër qeverisë Rama.

Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e saj në orën 12:00, me thirrjen për t’iu bashkuar revoltës studentore. Kreu i PD, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të të gjitha moshave dhe bindjeve politike të bëhen pjesë e tubimit, në mbështetje të studentëve.

Ndërkohë, në orën 14:00, studentët do të zhvillojnë protestën e radhës kombëtare përpara Ministrisë së Arsimit.

Pas më shumë se 150 ditësh protestë, studentët kanë paralajmëruar se do të vijojnë qëndresën, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

About Redaksia

Check Also

Shkodra niset drejt Tiranës, deputeti: Mbështesim studentët për rrëzimin e qeverisë!

Qytetarë nga Shkodra janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së opozitës dhe për …