Protesta e studentëve vijon në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.
Protestuesit përdorin lazer duke tentuar që të shpërqendrojnë efektivët e policisë. Po ashtu është hedhur molotov.
Protesta nisi fillimisht para Ministrisë së Arsimit. Studentët kanë bërë të qartë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë revoltën deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Tubimi u shoqërua me tensione, pasi edhe këtë të shtunë pati debate me deputetë të PD, pasi protestuesit nuk i kanë pranuar në tubimin para Ministrisë së Arsimit.
Gazeta RD