Gjyqi i “Partizanit”, Malltezi: Kjo është një çështje e falsifikuar, klubin e vodhi vëllai i Edi Ramës!

Jamarbër Malltezi ka dhënë deklaratë për mediat nga ambientet e SPAK pas seancës gjyqësore ne GJKKO. Ai tha se ‘kjo është një çështje e falsifikuar’.

Malltezi: Qoftë ministri Mediu, qoftë zonja Boriçi, qoftë dy ish Gjeneralët, kanë dëshmuar korrekt procedurën. Korrigjim. Jo të privatizimit të Klubit Partizani. Pasi klubi ‘Partizani’ është vjedhur nga vëllai Edi Ramës. Sot që ne flasim nuk është privatizuar. Janë privatizuar objektet e rrënuara  në tokë të pronarëve. Kurse klubi pa asnjë copë letër ka përfunduar aty.

Unë dy nga këta dëshmitarë i pyeta nëse prokuroria i ka pyetur se si përfundoi, emri, logo, stema, trofetë e gjithë një ekipi të madh, përfunduan tek vëllai i Edi Ramës pa asnjë copë letër.

Sepse toka ishte e pronarëve. Toka shkoi tek pronarët. E vetmja gjë që ishin publike, ishin emri, logo, stema që është krijuar nga Enver Hoxha e Koçi Xoxe në 1946. Këto nuk e pyet prokuroria.

Megjithatë ju e keni thënë vazhdimisht si gazetarë që kjo është një çeshtje e dobët. Në fakt kjo është një çështje e falsifikuar. Ka 35 falsifikime dhe disa prej tyre dolën këtu. Po të keni parasysh para tre vitesh kur e stisën, thanë toka. Kanë hequr dorë nga toka, e dinë që është e pronarëve, donin të thonin ka patur mospërputhje në sipërfaqe. Në fakt ka dalë me kohë që pronarët sot e kësja dite kanë 22 mijë metra thuajse ta pakthyera që i kanë të njohura por të pakthyera.

Ka një element që nuk e kapët në sallë. Ishte një element humoristik. Një moment që një nga dëshmitarët, një nga gjeneralët e nderuar ka bërë privatizimin e shtëpisë së vet, krejt normale si qindra të tjerë dhe ka mbaruar procedurën e privatizimit të shtëpisë së tij brenda 4 muajsh. Ndërkohë që edhe ai objekt nuk ishte me certifikatë pronësie nga hipoteka. Dhe procesi i tij ka mbaruar për 4 muaj.

Dhe me humor i thashë, ore, sipas groteskut të SPAK, mos je ti dhëndri i kryminsitrit. Se Begeja dhe Saliagët, Llagami,  Alimehmeti I shkoi 4 vjet. Këtij 4 muaj. Në përgjithësi të gjithë korrekt. Do vazhdojmë pas dy javësh.

About Redaksia

Check Also

Korrupsioni në Bashki dhe në Ndërmarrjen e Ujsjellës-Kanalizimeve po helmon Vlorën

Deklaratë e Partisë Demokratike Dega Vlorë, nga anëtari i Këshillit Kombëtar të PDSH-së, z.Rezenbrik Serjani …