Komisioni Zgjedhor/ Bylykbashi: Prioritet absolut rekomandimet e OSBE-ODIHR, hapja e listave!

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi kërkoi nga mazhoranca socialiste në komision, t’i rikthehet normalitetit të komisionit dhe të mos fusë në agjendë, çështje që sipas tij nuk kanë të bëjnë me Reformën.

Në një deklaratë për mediat jashtë Kryesisë së Kuvendit, Bylykbashi tha se opozita vuri veton në Komision, duke shtuar se dy janë prioritetet, rekomandimet e OSBE-ODIHR për ndarjen e partisë-shtet dhe së dyti, hapje 100 % të listave.

Sipas Bylykbashit, PD dhe opozita ka gati paketën e ndryshimeve ligjore në kod për ndarjen e shtetit nga partia.

“Pa ansjë dakordësi për agjendën, mazhoranca fut një çështje që s’është prioritet i reformës zgjedhore dhe OSBE, siç është ajo për ndryshimet territoriale në mënyrë të njëanshme. Sa kohë që s’është mandatuar nga OSBE dhe parlamenti ajo s’mund të diskutohej.

E bëri për të minuar komisionin, për ta çuar në të njëjtën mulli si territorialja, s’ka për të ndodhur ta bëjë me njëjtë me zgjedhoren. Opozita vuri veton. Është prioritet absolut politik nga shoqëria shqiptare, ndryshimet thelbësore e reformëz zgjedhore. Hapja e listave. Edhe për këshillat bashkiake të votohet për lista 100 % me lista të hapura.

Prioritet është zbatimi i rekomnadimeve të OSBE-ODIHR dhe hapja e listave. S’do pranojmë votime të njëanshme. PD opozita ka gati paketën e ndryshimeve ligjore në kod për ndarjen e shtetit nga partia. Objektivi kjryesor, rekomandimi i OSBE-ODIHR”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Gazetari holandez i arrestuar në Prosteste/ “Donin të më akuzonin për lidhje me Antifa”

Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei, i cili jeton dhe punon në Tiranë, ka folur …