Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video ku tregohen tre fakte publike se përse kryeministri Edi Rama ka prekur fundin e tij politik në drejtimin e Shqipërisë.
“Kufomë politike e pakallur!”, shkruan Berisha në Facebook, krahas videos me skandalet e fundit të Ramës, që nga shoqërimi i gazetarit të huaj nga policia e krimit, te gjobat arbitrare ndaj të studentëve që protestojnë dhe deri te gjobat absurde të AMA-s për telelvizonet shqiptare, ku flitet kundër kryeministrit.
Gazeta RD