Zv. kryetari i këtij komiteti, eurodeputeti gjerman Michael Gahler, u shpreh qartë që për të arritur paqen sociale, Shqipërisë I duhet një qeveri teknike për tu dhënë shpresë njerëzve se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira dhe të ndershme.
“Mendoj se protesta e popullit është e justifikuar.
Një qeveri kujdestare, teknike mund të jetë zgjidhje për paqen në rrugë, paqe me shoqërinë civile dhe t’u japë njerëzve shpresë se zgjedhjet e ardhshme mund të jenë të lira dhe të ndershme dhe jo të rrethuara me korrupsionin në hije. Realisht pyes se përse kemi parë kaq gjatë situatën e cila është kaq serioze, që është sfida me korrupsionin dhe mendoj se duhet ta shohim këtë shumë më në detaje.
Kam qenë drejtues i delegacionit të EPP-së për zgjedhjet e 2025-ës dhe ajo që kam dëgjuar dhe kam vërejtur aty, nuk përshtaten me standardet e Bashkimit Evropian, përfshirë skemat e pastrimit të parave. Nëse shikoni ndërtesat në Tiranë, e shihni lidhjen me këtë çështje”, u shpreh eurodeputeti gjerman Michael Gahler.
Gazeta RD