Reforma Zgjedhore dhe Reforma Territoriale

Nga Ylli ASLLANI

Nëse nuk do përfundonin në farsën e rradhës, do të ishin dy zhvillime të rëndësishme për demokracinë dhe qeverisjen në Shqipëri!

REFORMA ZGJEDHORE rikthehet në tryezën e diskutimeve parlamentare pas disa muajsh bllokimi.
Historia e deri tanishme e Komisioneve të Kuvendit ka treguar se cdo reformë është kthyer në një farsë të partisë socialiste dhe në një instrument për të fituar garën në tavolinë.

Por Shqipëria është në halle të mëdha. Nuk ka kohë të humbasë në procese të njëanshme dhe arbritare!
Ajo nuk ka nevojë për një marrëveshje vetëm mes dy partive të mëdha për të ndarë interesat politike. Vendi nevojë për standarde të reja demokratike, gjithëpërfshirëse që garantojnë votën e lirë, konkurrencën e ndershme dhe përfaqësimin real të qytetarëve.

Qëndrimi i opozitës është i qartë: sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, ndarje të shtetit nga partia në pushtet, ndalim të përdorimit elektoral të administratës dhe burimeve publike, si dhe garantim të fshehtësisë së votës.

Këto nuk janë vetëm kërkesa politike të PD por të gjithë partive opozitare, si dhe të gjithë demonstruesve të rinj që kërkojnë rregulla loje të reja, të ndershme dhe të barabarta.

Ato përputhen me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe standardet evropiane. Nuk mjafton të numërohen drejt votat; duhet të garantohet që qytetari të votojë i lirë dhe pa presion. Shteti duhet të jetë garant i zgjedhjeve, jo instrument elektoral i qeverisë.

REFORMA TERRITORIALE është një tjetër çështje që nuk mund të trajtohet vetëm si ndryshim harte. Kalimi nga 61 në 46 bashki, pa përcaktuar qartë funksionet, kompetencat dhe financat e tyre, rrezikon të prodhojë një organizim të ri administrativ pa zgjidhur problemet reale të qeverisjes vendore.

Opozita ka përgatitur dosjen për ta çuar ligjin e ri të ndarjes territoriale në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë, raporti i fundit i Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës ngre shqetësimin për mosrespektimin e Nenit 5 të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, që kërkon konsultimin e komuniteteve për ndryshimet e kufijve territorialë.

Një hartë e re kërkon edhe rishikimin e përfaqësimit në këshillat bashkiakë. Komunitetet rurale, periferike dhe njësitë administrative nuk duhet të humbasin zërin në vendimmarrjen lokale.

Për këtë arsye, opozita ka propozuar lista të hapura për këshilltarët bashkiakë dhe përshtatjen e formulës së përfaqësimit, në mënyrë që qytetarët të zgjedhin realisht përfaqësuesit e tyre.

Të dyja reformat janë të lidhura drejtpërdrejt me cilësinë e demokracisë. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe pushtet vendor të fortë, autonom e pranë qytetarëve.

Mos harrojmë se ky debat zhvillohet në prag të zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027.

Koha në dispozicion dhe vullneti deritanishëm i maxhorancës tregon se janë të pamjaftueshëm për reformwa që i shërbejnë vendit dhe demokracisë!

Shqetësimi është serioz: pa garanci demokratike dhe pa respektim të vullnetit të qytetarëve, rrezikojmë të përballemi sërish me një farsë zgjedhore, ndërsa vendi të vazhdojë të mbetet i zhytur në varfëri, krim, korrupsion dhe narkotrafik.

Intervistën e plotë sipas dëshirës mund ta gjeni në Youtub

About Redaksia

Check Also

Tabaku në PE: U ngrit kërkesa për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira në Shqipëri

Pas diskutimit për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, deputetja e PD renditi …