As reshjet e shiut dhe as gjobat e vendosura nga policia nuk i kanë larguar qytetarët dhe aktivistët nga bulevardi përpara Kryeministrisë. Edhe këtë pasdite, ata janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës.
Të rinjtë dhe qytetarët e pranishëm vijojnë të qëndrojnë në shesh, pavarësisht masave administrative për pjesëmarrje në tubim të paligjshëm, të cilat, sipas raportimeve, po u vendosen personave që marrin pjesë në protestë.
Protestuesit kanë refuzuar sërish ftesën e kryeministrit për dialog, duke mos pranuar të zhvillojnë bisedime me të. Ata vijojnë të kërkojnë largimin e qeverisë Rama.
Gazeta RD