Nga Grigels MUÇOLLARI
Sipas mesazheve që ka shkëmbyer Vis Berberi me Benet Becin, kaq do të ndanin dy zyrtarët e lartë rilindas nga një tender 800 e ca mijë eurosh. Pjesën tjetër do ta merrnin dy profesorë të Harvardit, për një studim për KESH-in.
Ky mund të jetë “analfabetizmi” më i paguar në planet. Dhe ia vlen, për aq sa do të vuajë kryebashkiaku, ca vite shërbim prove.
Sigurisht, Beci, që ka menaxhuar miliarda në gjithë postet me shumë buxhet ku ka qenë, nuk kishte ngelur për kaq lekë. Por lehtësia me të cilën përvetësojnë njerëzit e Edi Ramës i bën ata edhe lakmitarë dhe të pangopur.
Ky rast u kap prej telefonit të Berberit, që meriton të shndërrohet në Muzeun Rilindas të Korrupsionit. Falë tij, SPAK ka justifikuar ekzistencën për shumë vite.
Por në fund, ka treguar dobësi, të paktën në dy rastet më të famshme që buruan nga ai aparat celular. Balluku është e lirë edhe pse me 5 akuza dhe 13 vepra penale. Beci do të kalojë një përvojë në shërbim komunitar.
Gazeta RD