Vendim për burgosjen e Koordinatorit të ri të krimit/ A do lejojë Rama zbatimin e vendimit të Gjykatës

Apeli i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) ka dhënë vendimin për të pandehurit në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, duke lënë në fuqi dënime me burg për ish-zyrtarin e policisë Oltion Bistri dhe disa persona të tjerë. Oltion Bistri është dënuar përfundimisht me 7 vite e 4 muaj burgim për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Sipas vendimit të gjykatës, për korrupsionin Bistrit iu caktuan 5 vite burg, ndërsa për pastrimin e produkteve të veprës penale 7 vite burg. Në bashkim të dënimeve, masa përfundimtare ishte 11 vite, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 7 vite e 4 muaj.

Vendime janë dhënë edhe për të pandehurit e tjerë. Behar Brajoviç është dënuar me 8 vite e 8 muaj burgim, Astmer Bilali me 5 vite e 8 muaj, ndërsa Edmond Preka me 7 vite burgim, të gjitha me gjykim të shkurtuar. Gjithashtu, Apeli i GJKKO-së ka vendosur konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të kësaj çështjeje.

Bistri u arrestua në 27 korrik 2023 në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’. Oltion Bistri, sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme, del në biseda përmes aplikacionit “SKY ECC”, me Pëllumb Gjokën ku mes të tjerash e informon mbi operacionet e policisë për goditjen e lojërave të paligjshme të fatit, aktivitet të cilin e kryente edhe biznesmeni.

Kujtojmë këtu që Oltion Bistri ishte edhe shërbëtori dhe i binduri i Belinda Ballukut, por që e liroi Irena Gjoka nga akuzat dhe e la veç me 2 vjet burg dhe e nxorri me kohë paraburgimi. Ajo bashkë  me prokurorin Arben Krajen i çliruan edhe disa miliana euro pasuri.

About Redaksia

Check Also

Urdhri i Ramës, policia gjobit 26 protestues të tjerë

Policia e Tiranës ka vendosur 26 gjoba ndaj protestuesve që morën pjesë në protestën e …