Blerje votash, Sara Mila del nga SPAK: Kam dhënë dëshminë time…

Sara Mila ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku është paraqitur në kuadër të hetimeve që lidhen me dyshimet për blerje votash përmes premtimit të ndihmës ekonomike.

Pas daljes nga SPAK, Mila ka deklaruar për mediat se ka dhënë dëshminë e saj, duke theksuar se është person në dijeni dhe se do të jetë e gatshme të bashkëpunojë me organet e drejtësisë sa herë që do të jetë e nevojshme.

“Ky kalvar i gjatë hedhje balte do të përfundojë. Jam person në dijeni, kam dhënë dëshminë time.

Sa herë SPAK dhe organet e drejtësisë të kenë nevojë për fjalën time, do jem këtu sa herë të jetë e nevojshme, si një njeri që beson tek ligji”, u shpreh Mila.

About Redaksia

Check Also

Veton Surroi: Interesi personal i Ramës me Vuçiçin dëmtoi Kosovën, por edhe integrimin e Shqipërisë

Analisti kosovar, Veton Surroi, në një shkrim të gjatë në gazetën KOHA thekson se diplomacia …