Sekretari i Sindikatës së Punonjësve të Transportit, Gëzim Karanxha në një deklaratë për mediat nga ku paralajmëroi përshkallëzim të protestave të shërbimit taxi, tha se drejtorët e institucioneve kanë krijuar shoqëri me shërbime taxi ku pastrojnë paratë.
Sipas tij, shërbimi taxi po shkon drejt falimentimit për shkak të konkurrencës së pandershme, ndërsa theksoi se shoqëri anonime abuzojnë përmes tarifave dhe kritereve të punësimit.
Karanxha shtoi se ky shërbim është vënë në shërbim të shtetit dhe jo familje, ku koompanitë e shëbrimit taxi vendosin përqindje për të punësuarit në vend të orarit fiks.
‘Shërbimi taksi drejt falimentit nga konkurrenca e pandershme. Janë futur shoqëri nëpër institucione, ku drejtorët po pastrojnë para. Në shqipëri është krijuar një shoqëri që abuzojnë përmes tarifave dhe kritereve të punësimit, duke parë gjendjen e tillë ne do përshkalëlzojnë lëvizjen.
Dialogu me ne ka përfunduar, këto kërkesa të futen në zbatim. Nëse duan institucionet të dialogojnë, do përshkallëzojmë shumë shpejt pa ndërprerje. Do nisim protesta me intenerare.
Sot ky shërbim po mban shtetin e jo familjen, dhe shoqëritë të plotësojnë kriteret. U thonë e ka me % dhe abuzojnë këto shqoëri, dhe shumica janë drejtora. Shyqyr që ‘na ka nxjerrë kryeministri shërbim taksi se dhe ky na ka mbetur.
Gazeta RD