Protesta kundër qeverisë vijon këtë të mërkurë, duke shënuar ditën e 165-të të saj.
Sot, në orën 14:00, është paralajmëruar mbajtja e një proteste kombëtare, ku pritet të marrin pjesë studentë dhe qytetarë nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit.
Tubimi do të nisë përpara Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit do të mblidhen për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë. Më pas, ata do të marshojnë në drejtim të Kryeministrisë, ku pritet të vijojë protesta.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në këtë tubim, i cili synon të mbledhë së bashku studentë dhe qytetarë në një protestë të përbashkët kundër qeverisë.
Gazeta RD