Sara Mila para SPAK/ Aktivistja: Hajdute, u fute në Kuvend me votat e krimit!

Deputetja e PS, Sara Mila u përball sot me një situatë të papritur teksa po dilte nga SPAK.

Pasi u thirr në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar si person në dijeni për akuzat për blerje votash gjatë zgjedhjeve në Elbasan, ku dyshohet se Mila ka premtuar ndihma ekonomike në kërkim të votave për PS-së, u bë për ‘ujë të ftohtë’ nga një aktiviste.

Aktivistja Artenisa Kica i drejtohet gazetarëve duke iu thënë se nuk duhet t’i japin rëndësi deputetes socialiste, ndërsa këtë të fundit e akuzon se ka hyrë në Kuvend me votat e blera nga krimi i organizuar.

“Pse i jepni rëndësi këtyre hajduteve? Këta që janë vendosur nga krimi? Nuk kanë kapacitet për të qenë në Kuvend. Turp turp. Tradhtare!”, dëgjohet teksa i thotë aktivistja.

Ndërkohë, edhe aktivisti Edison Lika ka ironizuar thirrjen e ligjvënëses së PS në organin e akuzës, teksa ka shkruar: “Gëzuar Ditën e Çlirimit të Elbasanit nga IEVP Peqin”.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria po përjeton një katastrofë që po kërcënon të ardhmen!

Nga Nikola KEDHI Shqipëria po përjeton një katastrofë demografike, që po kërcënon të ardhmen e …