“Zegjine, Zegjine mos e gëzo shtëpinë e re”/ Studentëtë ironizojnë deputetët e PS

Protestuesit janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë.

Rrugës protestuesit nuk kanë kursyer ironitë e tyre me kore ndaj deputeteve të Partisë Socialiste.

Ata kanë ironizuar deputeten Sara Mila, që sot u thirr në SPAK, teksa pandehet se ka kryer korrupsion në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Mes thirrjeve të protestuesve ishte edhe deputetja Zegjine Çaushi, të cilës i thonë “mos e gëzo shtëpinë e re”.

Lidhur me këtë akuzë, Çaushi ka thënë më herët se nuk ka blerë shtëpi në Tiranë pasi u bë deputete, por ka prenotuar një hyrje dhe ka marrë kredi në bankë.

About Redaksia

Check Also

Rama jep dorëheqjen! Vijon revolta e studentëve përpara Kryeministrisë

Për të 166-ën ditë radhazi, studentët dhe qytetarët kanë dalë në protestë përpara Kryeministrisë, duke …