Prokuroria e Fierit ka lëshuar urdhërarrest për drejtorin e Spitalit Memorial të Fierit, Erblin Dollakaj.
Sipas Top Channel, në kuadër të hetimeve janë duke u ushtruar kontrolle nga Oficerët e Policisë Gjyqësore (OPGJ) dhe shërbimet e Policisë në ambjentet e spitalit.
Ende nuk ka informacion zyrtar lidhur me arsyet e urdhërarrestit apo akuzat që rëndojnë ndaj drejtorit të spitalit.
Mjeku hematolog Erblin Dollakaj u emërua drejtor i Spitalit Memorial në Fier më 12 tetor të vitit 2026, duke zëvendësuar në këtë post Irena Goxhajn.
Gazeta RD