Zhupa-deputetëve të PS: Keni frikë të dilni nga Kuvendi! Jeni tmerruar nga populli

Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj u ndal edhe njëherë te protestat e studentëve dhe qytetarëve.

Zhupa tha se, deputetët e mazhorancës kanë frikë që të dalin jashtë dyerve të Kuvendit.

Ajo shtoi se deputetët e PS-së janë tmerruar nga populli, ndërsa bëri thirrje që të gjendet zgjidhje politike për të shpëtuar Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.

Qytetarët kanë të gjithë të drejtën e botës që të protestojnë dhe të kërkojnë një qeveri tranzitore, që jep mundësinë që të lexohet për herë të parë vota reale pas 14 vitesh.

Sa më shumë e vononi këtë gjë, aq më shumë i ndikoni për keq Shqipërisë qoftë në rrugën drejt BE-së, qoftë dhe në krijimin e një situate kaotike.

Keni frikë të dilni nga dyert e Kuvendit, sepse jeni tmerruar nga populli e ju gjuajnë me vezë. Nëse doni Shqipëri normale, jepni zgjidhje politike, që vendi të ecë në rrugën europiane.

About Redaksia

Check Also

Drejtuesja e re e SHISH/ Berisha: Po u emërua nga Rama, dihet që do jetë Vlora bis

Klodiana Lala, News24: Zoti Berisha, sot në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror është një tjetër …