Berisha: Jemi për barazi të plotë në vendimmarrjen e KQZ-së dhe lista të hapura për këshilltarët bashkiakë

“Ne jemi për barazi të plotë në vendimmarrjen e KQZ-së. Jemi për lista të hapura 100 për qind për këshilltarët bashkiakë”, tha lideri i opozitës gjatë një takimi me grupin parlamentar të PD.

Berisha: Tjetër, ne jemi për vendosjen e barazisë së plotë në vendimmarrje në KQZ, pozitë-opozitë.

KQZ-ja aktuale është e damkosur në raportet ndërkombëtare, e keni lexuar vetë, ndaj dhe ne të bashkohemi dhe të krijojmë një institucion zgjedhor me të drejta të barabarta.

Ata të cilët përsëri bëjnë avokatinë e farsës elektorale dhe që hanë turpin me bukë dhe bukën me turp, harrojnë se kjo parti në institucionet e vitit 2013 barazoi firmën e kryetarit me të nënkryetarit, dhe bëmë shumë mirë sigurisht.

Dhe s’pati asnjë bllokim, jo.

I garantoj edhe një herë aleatët tanë, aleatët në potencial apo qofshin dhe jo, por që janë opozitarë, se ne jemi për lista 100% të hapura për këshilltarë bashkiakë.

Duhet të jem shumë i hapur.

Raundi i dytë në prani të qeverisë teknike do të ishte zgjidhja më e mirë, raundi me balotazh, por në mungesë të qeverisë teknike absolutisht ky është një shesh për narko-qeverinë për të vazhduar plaçkitjen e saj.

Edhe një herë, në rast se krijohet një qeveri teknike, ne që nesër e votojmë, por në rast se nuk krijohet qeveria teknike, kjo dëmton opozitën sepse kthetrat e zeza të qeverisë mobilizohen në të gjitha ato zona që mbeten në balotazh.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Të bashkohemi që të arkivojmë Edi Ramën në koshin e plehrave si armik i votës së lirë

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me deputetët, tha se, të bashkohemi që të …