Asambleja e PS, Bardhi: Rama i kapur shah-mat në rastin e Ballukut!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përfundimit të Asamblesë së Partisë Socialiste, duke kundërshtuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama se nuk ka ndërhyrë për të mbrojtur zyrtarë të mazhorancës nga drejtësia.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi e cilëson Ramën të zënë në kurth nga rasti i ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke i kujtuar vendimin e shumicës parlamentare për të mos miratuar kërkesën e SPAK-ut për autorizimin e arrestimit të saj.

Sipas Bardhit, pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit për të distancuar veten nga kjo çështje, qëndrimi i mazhorancës në Kuvend tregon të kundërtën. Ai thekson se më 12 mars 2026, 82 deputetë të shumicës votuan kundër kërkesës së SPAK-ut, duke e cilësuar këtë si mbrojtje politike për Ballukun.

Demokrati i referohet edhe raportit të fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë, ku, sipas tij, janë ngritur shqetësime për ekuilibrin mes pushteteve dhe zbatimin e parimit të barazisë përpara ligjit.

Në reagimin e tij, Bardhi shkon edhe më tej, duke pretenduar se Rama mund të jetë peng i Ballukut ose i përfshirë në pazare me segmente të drejtësisë.

Ai përfundon duke deklaruar se rruga europiane e Shqipërisë nuk duhet të pengohet nga korrupsioni dhe mbrojtja politike e zyrtarëve të përfshirë në hetime.

About Redaksia

Check Also

Nuk ndalet revolta, qytetarë dhe studentë vijojnë protestën te Kryeministria, shtohen forcat e policisë

Forca të shtuara janë vendosur në protestën te Kryeministria. Qytetarë, studentë protestojnë për 168 ditë …