Berisha: Padrino sot fliste përçart, por nuk ia vlen të merremi me të se ai është i vdekur politikisht

Gjatë fjalës së tij, në bashkëbisedimin online me qytetarët, kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar edhe fjalimin e sotëm të Edi Ramës.

Berisha tha se, nuk ia vlen të vazhdoj më gjatë të flas për Padrinon pasi ai është përfundimisht një person politikisht i vdekur i pakallur.

Berisha: Ana tjetër e zezë e këtij narkodiktatori janë vjedhjet e pakufizuara të buxhetit të shtetit dhe pasurive publike.

Asnjë hetim rreth tij nuk bëhet, por Lubi Balluku që për 25 vite është konsideruar si këmisha e tij, u gjet me 300 apartamente, me vila në Shqipëri, Itali, etj, etj, me arka plot euro dhe kushedi me sa qindra milionë në bankat offshore.

Por Lubi Balluku, e cila e ka peng Palloshin e gjatë, i ka thënë atij në sy se në dosjen time 60 përqind e të gjithë dokumentacionit flet për ty, je ti.

Ndaj dhe në raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, Rama dhe Balluku qëndrojnë si dy mullarë të asaj materie që s’po ia them emrin, që kundërmojnë në Shqipëri dhe në Evropë.

Sot ai u përcoll siç e meritonte nga banorët e Sukthit, Manzës dhe Lalzit.

Në qoftë se e vutë re, fliste përçart.

Në korridoret e spitalit tha se endej me biçikleta. Mirë që nuk tha se kishte veshgjatë.

U mburr me shkollat e Kamzës, të ndërtuara që të gjitha absolutisht para vitit 2013, dhe të ndërtuara me standardet më të mira me një çmim shtatë gjer tetë herë më lirë se sa shkollat që ndërtoi ky gjatë këtyre viteve.

Nuk ia vlen të vazhdoj më gjatë të flas për Padrinon pasi ai është përfundimisht një person politikisht i vdekur i pakallur.

Ndaj dhe të le të kalojmë në bashkëbisedimin tonë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Shqipëria me Ramën nuk ka asnjë perspektivë evropiane, samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin

Kryetari i PD, Sali Berisha, në bashkëbisedimin online me qytetarët, deklaroi se, Shqipëria me Edi …