Të rinjtë po ecin përgjatë rrugës, duke shoqëruar protestën me slogane kundër qeverisë dhe duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. “Pa dorëheqje nuk ndalojmë!”, është një prej thirrjeve që përsëritet gjatë marshimit.
Protestuesit kanë drejtuar mesazhe edhe ndaj uniformave blu, duke brohoritur: “Polici, këtu na ke, shiko krimin dhe jo ne!”, “Poshtë diktatura”. Ndërkohë, situata ka sjellë bllokimin e trafikut në zonën e 21 Dhjetorit.
Gazeta RD