Plas në PS, Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit, Xhafaj e kundërshton!

Përplasjet në Partinë Socialiste po thellohen. Fatmir Xhafaj ka dalë kundër propozimit të Edi Ramës për përjashtimin nga partia të Elisa Spiroplalit.

Xhafaj ka kërkuar që ndaj Spiropalit dhe Plarent Ndrecës të mos merret masa ekstreme e përjashtimit nga partia.

“Të jetë ditë e parë për të gjithë. Të marrin masa, por jo të përjashtohen”, është shprehur Fatmir Xhafaj.

Nuk dihet nëse do të ketë zëra të tjerë kundër propozimit të Edi Ramës për përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës.

Kryetari i PS-së ndërkohë kurseu Erion Veliajn nga përjashtimi me argumentin se ai i ka duart e lidhura duke qenë në burg dhe kjo masë nuk është e drejtë për të.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Shpifjet e ulëta për djalin tim janë pjesë e strategjisë mafioze për të krahasuar Ramën dhe Berishën!

Alban Tirana: Përshëndetje Doktor. Këto ditë në rrjetet sociale, patronazhistët dhe disa analistë të majtë, …