Kryetari i PD, Sali Berisha, ka lënë një shënim në ambientet e SPAK, gjatë paraqitjes së tij në zbatim të masës antiligjore të sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Në mesazhin e tij, Berisha ka përmendur Altin Troplinin, Irena Gjokën, Hajrin dhe kryeministrin Edi Rama, duke i cilësuar si armiq të pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve.
Postimi
“Altin Troplini, Gjoka, Hajri, Rama, armikut të egër të pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve. Drejtësia vonon por nuk harron”.
Sali Berisha

Gazeta RD