Berisha: Ftoj të gjithë faktorët opozitarë për të paraqitur një kuadër ligjor që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme

Arsen Rusta, MCN TV: Doktor, thatë që Asambleja po e rrëzon. Ai doli edhe më i fortë sepse kundërshtarët politikë i përjashtoi duke u hequr funksionet. Tani ky është kriminel elektoral, është gjithçka për ju, por nga ana tjetër është edhe partneri politik. Listuat një sërë denoncimesh për krime zgjedhore. Po t’i bëri prapë para 9 majit, si do veproni? Do ndryshoni kodin me këtë? Sepse jeni me 61 bashki, duhet ta bëni kodin me 46. Se mund t’i bëjë ai prapë në zgjedhje lokale ato?

Sali Berisha: Ju keni të drejtë. Ai jo mund t’i bëjë këto, por ju garantoj se ai do i bëjë këto të paktën dhe dy herë më shumë. Sepse ai është i aftë dhe i gatshëm të bëjë gjithçka mbasi e di që e pret burgu, burgu dhe vetëm burgu.
Nuk ka! Për lëkurën e tij, ai është i aftë të bëjë gjithçka.
Por ne jemi një forcë politike që po luftojmë me të gjitha mjetet dhe luftuam në kushtet më të pabarabarta të njohura ndonjëherë. Jemi dakord?
U bë gjithçka që në këtë narko-diktaturë të mos kishte opozitë. U bë gjithçka të shuhej opozita.
Por opozita qëndroi e pamposhtur ndaj të gjitha presioneve kriminale ndaj saj. Dhe qëndron e vendosur të shfrytëzojë çdo hapësirë në luftën kundër saj.
Në këtë kuadër, meqë e shtrove këtë problem, ne ftojmë dhe njëherë të gjitha forcat politike që konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe, ftojmë të gjithë faktorët të bashkohemi për të paraqitur së bashku një kuadër ligjor demokratik, një kuadër ligjor i cili në rast të një qeverie teknike apo qeverie kujdestare, u jep mundësi shqiptarëve të votojnë të lirë. Barazon vlerën e votës së tyre.
U jep mundësi të zgjedhin më të mirët që ata mendojnë.
Pra, ne nuk kemi asnjë iluzion, asnjë dyshim se Edi Rama nuk do të lëshojë asgjë në reformën zgjedhore që kërcënon pushtetin e tij.
Por kjo nuk do të thotë që ne të mos bëjmë para qytetarëve, të cilët duan të dinë, duan të na shohin se ne jemi të bashkuar për listat e hapura.
Listat e hapura janë një përgjegjësi për të gjithë para të gjithë qytetarëve.
Se ne jemi të bashkuar për një prag zgjedhor të pranueshëm nga të gjitha palët.
Se ne jemi të bashkuar për garantimin e koalicioneve, sepse është një standard demokratik.
Se ne jemi të bashkuar për masat më të rrepta ligjore për shkelësit e ligjit dhe krimit elektoral.
Këtë presin shqiptarët nga opozitarët.
Natyrisht, diktatura me vota nuk ikën. Ata të cilët besojnë se diktatura mund të largohet me vota, ata mashtrojnë veten dhe mashtrojnë të tjerët.
Janë mënyra të tjera që rrëzojnë diktaturat, por ajo kohë po afron dhe ju garantoj se Edi Rama kohërat i ka të shkurtuara.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nëpër studio janë tërbuar kundër meje sepse mafia po e ndjen që po vjen ligji në pushtet

Armand Bajrami, A2 CNN: Zoti Berisha, dy pyetje. Sot listuat shumë akuza të rënda drejt …