Dosja e Sarës/ Katër makina të blinduara, 20 persona me kallashnikovë…

Telnis SKUQI

Më 25 mars 2025, katër makina të blinduara, 20 persona me kallashnikovë dhe një objektiv: votat për Sara Milën. Sipas komunikimeve në WhatsApp, personat identifikohen si banda e Suel Çelës.

Në Ujësjellës-Kanalizimet e Elbasanit banditët ushtruan presion ndaj punonjësve, u morën telefonat dhe u kërkoheshin edhe emrat e familjarëve.

Materialet ndodhen në dosjen hetimore të SPAK-ut. Emri i Sara Milës shfaqet në fletën e votimit. Tani Sara po largohet nga skena, pyetja mbetet sërish:

Ja iku Sara, por kush vjen pas saj? Ata që i numëronin votat apo ata që i siguronin me kallashnikovë?

About Krye Redaktor

Check Also

16 nëntor 1944/ Masakra komuniste ndaj intelektualëve dhe patriotëve te Tiranës

Shkëlqim Hysaj Lepenica Më 16 nëntor 1944, Tirana ra nën kontrollin e forcave komuniste. Por …