Revolta kundër Ramës/ Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë

Tensione janë shënuar gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë, ku qytetarët janë përplasur me forcat e policisë, pasi këta të fundit nuk i kanë lejuar të qëndrojnë në mes të bulevardit.

Efektivët kanë kërkuar që protestuesit të zhvendosen në trotuar, duke paralajmëruar se bllokimi i rrugës do të shoqërohet me masa administrative.

Forcat “Shqiponja” dhe efektivë të tjerë të Policisë i kanë shtyrë me forcë qytetarët drejt trotuarit, pranë selisë së Kuvendit, ku protestuesit kanë vijuar tubimin.

Situata ka krijuar tensione mes qytetarëve dhe uniformave blu, ndërsa protestuesit kanë deklaruar se nuk tërhiqen.

About Redaksia

Check Also

Revolta/ Përplasjet me policinë, qytetari: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës!

Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga tubimet kundër qeverisë, pavarësisht masave të …