Revolta/ Përplasjet me policinë, qytetari: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës!

Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga tubimet kundër qeverisë, pavarësisht masave të policisë dhe përpjekjeve që, sipas tyre, synojnë të pengojnë protestën.

Një prej pjesëmarrësve akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor të gjitha mjetet për të zhbërë protestën, duke theksuar se e drejta për të protestuar garantohet nga Kushtetuta.

Ai u shpreh se qytetarët po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për situatën politike dhe ekonomike në vend, ndërsa paralajmëroi se rezistenca do të vijojë deri në largimin e Ramës nga pushteti.

“Edi Rama po përdor të gjitha mjetet për të zhbërë protestën, por e drejta e protestës është e drejtë që mbrohet me Kushtetutë. Por njerëzit e kuptojnë shumë mirë që nuk qeverisen nga një njeri normal. Çdo ditë e më shumë njerëzit kuptojnë se ky sistem ekonomik e politik do të shembet. Ne nuk do të rreshtim së daluri në shesh, pavarësisht masave represive. Rezistenca do të vazhdojë deri në rrëzimin e kryeministrit Rama dhe kthimin e situatës në normalitet. Protesta e 28-29 nëntorit do jetë e madhe”,- u shpreh qytetari.

About Redaksia

Check Also

Tabaku takon përfaqësues të OKB: Në fokus shqetësimi për dhunën policore ndaj protestuesve

Kryetarja e Komisionit të Drejtave të Njeriut dhe Medias, Jorida Tabaku paraqiti shqetësimet nga vizitat …