Burokracia europiane… streha e fundit e një narkodiktatori!

Nga Iva V.GRILLO

Kryeministri Rama, i diskretituar brenda dhe jashte vendit, i përçmuar nga bashkatdhetarët e vet dhe i zhytur në skandale të padëgjuara kudo në botë, vazhdon të mbahet nën sqetull e pompohet në mënyrë butaforike nga burokracia europiane, e cila duhet të ishte garanti i të paktën disa standarteve bazë të mirëqeverisjes.

Emra si Metsola, Von der Leyen, Kos, Costa e të tjerë duket se i kanë hequr vizën disa vlerave të rëndësishme europiane si llogaridhënia, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit etj.. vlera për promovimin e të cilave paguhen jo pak nga taksat e qytetarëve europianë.

Mbështetja e turpshme, e pavend, provokuese dhe imorale që i bëjnë narkodiktatorit të Tiranës, te kundërshtuar e përbuzur nga populli i vet, fatkeqësisht i ka kthyer ata në dordolecë përpara syve të qytetarëve shqiptarë: një e vërtetë e hidhur që pranohet kudo, diku nën zë e diku disi më hapur.

Por nuk mjafton kaq…

Duket se institucionet e Evropës së Bashkuar shërbejnë hapur edhe si ambiente speciale të “prize-washing” (pastrimi i fytyrës së diktarorëve e skandaleve korruptive me anë të dhënies së çmimeve obskure, që kanë lidhje me trafik të nëndheshëm të interesash, e aspak as me Shqipërinë apo udhëtimin e saj drejt Evropës).

Pikërisht, përdorimi i institucioneve të BE si “podiume” apo “trampolina” ku emetohen “çmime” butaforike e propagandë e pastër e çon reputacionin e burokracisë europiane në një nivel të ulët rekord, të paimagjinuar më parë.

Dhënia e një çmimi tolerance kreut të një regjimi autokratik i cili u thyen literalisht kockat qytetarëve të vet që guxojnë të protestojnë për vlerat europiane është konfirmimi më i fundit se burokracia europiane është kthyer në strehën e fundit të një narkodiktatori…dhe se shqiptarët e ndershëm janë të vetëm në betejë me regjimin.

Kjo është një e vërtetë e hidhur që sot e bërtet më shumë se kurrë nevojën për bashkim, front solid dhe sinqeritet për të parë të vërtetën në sy: kush përfiton nga zgjatja e jetës së këtij regjimi dhe kush kërkon realisht largimin e tij?!

#EnablingCorruption
#StopDoubleStandards
#SayNoToNarcoState

]

About Redaksia

Check Also

Socialistët, kjo parti leniniste!

Nga Gjergj EREBARA Kush e keqkuptoi Klosin?! Në çdo parti demokratike, anëtarët, qofshin anëtarë të …