Akuza të forta ndaj kreut të SPAK-ut Klodian Braho ka bërë mbrëmjen e sotme kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi.
Ai tha se Braho është takuar në Valamar me avokatin e PS-së Salianji dhe me ministrin e Brendshëm Ervin Demo, i cili asokohe nuk e mbante postin që ka aktualisht.
Sipas zyrtarit demokrat, ai e ka bërë publike akuzën sapo i ka ardhur informacioni për këtë takim ndërsa akuzoi Brahon se shoqërohet gjatë gjithë kohës me avokatin e PS-së me mbiemrin Salianji.
“Në Valamar ka pasur takim mes Klodian Brahos, Ervin Demos dhe avokatit të PS-së, një me mbiemrin Salianji dhe aty është përgatitur strategjit si do ecej me dosjen Balluku. Sapo më ka ardhur informacioni, e kam bërë denoncimin publik. Kur të gjithë thonin se SPAK do sillte tjetër kërkesë në Kuvend për Ballukun kam thënë jo, sepse aleanca e Valamarit e ka vendosur tashmë këtë çështje. SPAK ka hyrë në këtë çështje për të mos u rrezikuar pushteti i Edi Ramës. Është fakt publik që Klodian Braho dhe avokati i PS-së janë gjithënjë së bashku, ai është mentori i Klodian Brahos.” – tha ndër të tjera Bardhi në Çim Peka Live.
Ai shtoi se kreu i SPAK Klodian Braho dhe prokurorët nuk kanë bërë detyrën lidhur me akuzat ndaj ish/zv.kryeministres Belinda Balluku.
Bardhi përmendi TEC-ut lundrues në Vlorë, Tunelin e Llogarasë, Aeroportin e Vlorës e të tjera dosje për të cilat akuzohet ish.numri dy i qeverisë.
“Dy TEC-et në Vlorë janë skandal. Kompania ka deklaruar në SHBA që kemi fituar tenderin në Shqipëri, ndërkohë që tenderi në Shqipëri nuk ishte shpallur ende. Ka mijëra faqe dokumente për këtë çështje dhe çështe të tjera që lidhen me ish-numrin dy të qeverisë Rama, Balluku.Ke aeroportin e Vlorës që është një tjetër skandal. Ka deklaratë publike të biznesmenit që ka fituar tenderin dhe tha më thirri ministrja në zyrë dhe më tha kaq do marrësh ti, kaq përqind kompania turke dhe punimet do i bëjë Arbër Abazi. Ka aq shumë çëështje në SPAK për Ballukun dhe nuk ka nisur asnjë hetim. Por kësaj here u plasi në dorë sepse do shkojë në gjykatë dosja e Ervis Berberit. Pse nuk ka nga SPAK akuzë për grup të strukturuar kriminal.” – tha Bardhi në Çim Peka Live.
Kreu i grupit demokrat Bardhi akuzoi drejtpërdrejt kreun e SPAK-ut Klodian Braho se në dosjen ndaj ish/zv.kryeministres Balluku po përdor një strategji për copëzimin e saj dhe mbylljen e saj.
Ai tha se e njëjta strategji është përdorur prej kreut të SPAK-ut Braho edhe në dosjen “Toyota Yaris”.
“Kështu e bvëri te Toyota Yaris, e çon dosjen me fraksion. Është strategji e përdorur prej tij. Thotë e çojmë njëherë këtë që kemi dhe pastaj të tjerat dhe ato nuk shkojnë kurrë po rrinë në sirtarin e tij. Kështu kishte thënë edhe sot Klodian Braho, që kemi hapur një fraksion tjetër. Pse e bën këtë përveçse për të mbyllur dosjet. Sot në dosjen Balluku, Braho dhe prokurorët e SPAK-ut i kanë bërë një dëm të pariparueshëm besimit të publikut te prokuroria.” – tha Bardhi në Syri Tv.
Gazeta RD