Ai thekson se e drejta për protestës është e garantuar nga Kushtetuta dhe nuk mund të pengohen përmes gjobave apo dhunës policore.
Bardhi paralajmëron se çdo përpjekje për të penguar në mënyrë arbitrare ushtrimin e kësaj të drejte përbën vepër penale dhe duhet të shoqërohet me përgjegjësi.
Reagim i Gazment Bardhit
E drejta për t’u tubuar dhe për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me Kushtetutë dhe nuk mund të cenohet, intimidohet apo shuhet përmes gjobave dhe as përmes dhunës policore.
Askush nuk është mbi Kushtetutën dhe askush nuk mund të përdorë autoritetin shtetëror për të penguar ushtrimin e një të drejte themelore.
Cilido që pengon arbitrarisht ushtrimin e të drejtës për protestë paqësore kryen vepër penale.
Pengimi i ushtrimit të së drejtës për tubim dhe manifestim nuk mund të mbetet pa përgjegjësi.
Gazeta RD