-Zoti Berisha, ai qëndron në pushtet gjithsesi. Akuzat tuaja, protestat, pavarësisht Gysëve siç thoni ju, ai vijon të qëndrojë në pushtet. Ku e ka shpresën Partia Demokratike? A mos keni ndonjë shpresë te përçarjet e brendshme që të rrëzohet Edi Rama? Se të gjitha të tjerat deri më tani s’e kanë rrëzuar.
Sali Berisha: Sepse kjo është një diktaturë. Kjo është një diktaturë! Dhe narkodiktaturat, dhe diktaturat, e vërteta është, që sa herë janë rrëzuar, janë rrëzuar me forcë. Kjo është e vërteta.
-A u shua protesta?
Sali Berisha: Prit një minutë, do përgjigjem. Keni parë Nepalin, keni parë Bangladeshin, keni parë Senegalin, pra në të gjitha këto raste ka qenë forca që i ka përmbysur.
A do ikë ky me protesta paqësore? Absolutisht jo.
A ikën ky me zgjedhje? Jo.
A ikën me SKAP? Jo e jo, në asnjë mënyrë.
atëherë shqiptarët e dinë vetë se me ikën dhe unë kam besim të plotë se do i japin përgjigjen e merituar.
Gazeta RD