Deputeti i PD, Eno Bozdo nuk ka asnjë pritshmëri për Paketën Fiskale dhe projektbuxhetin e përcjellë për diksutim në parlament në seancën e kësaj të mërkure, 18 nëntor.
I ftuar në ‘Task Force’ në Syri Tv, ligjvënësi demokrat e konsideroi dramatike, rënien e euros këtë të mërkurë nën 90 lekë, dhe kjo sipas tij vetëm për shkak të parave të pista në qarkullim.
Teksa u ndal te buxheti që po diskutohej në parlament, Bozdo theksoi se nga drafti i sjellë për diskutim rrit taksat dhe nuk ndihmon asnjë sektor, jetik për vendi.
Euro ka rënë poshtë 90 lekë, ‘sukses’ më shumë në industrualizimin e vendit, shkurajimin e narko-eurove në sektorin e pasurive të paluajtshjme. Lajm i mirë, pasi shpenzimet e projektbuxheti janë bërë me një kurs tjetër euroje. Dy janë pyetjet kryesore- a rrit taksat kjo paketë fiskale? Ngarkesa fiskale rritet ndaj bizneveseve. Taksat rriten.
E dyta ky buxhet, mënyra se si shpërndahet, i jep drejtim e zgjidhje një problemI madhor të ekonomisë? Ankohen eksportuesit për rënien e euros, ka qoftë një instrument që e adreson? Kemi probleme me produktet made in Albania, me format e skemave të mbështetjes?
A adreeson dicka në lidhje me bujqësinë, fshati është braktisur. Jemi 3-4 më pak të financuar fermeri shqiptar. Po pensionet i zgjidh. Porostitë e FMN e BB, thotë mos ecni me skema të tilla, bonueset në prag zgjedhjesh. Ekonomia mbahet në ndërtim, dhe në ndërtim-turizëm, dy motorët e ekonomisë.
Taksat rriten, po skemi asnjë tentativë për të zgjidhur problemet e ekonomisë apo grupet shoqërore që duhet të rriten. Dyfishohet buxheti i mbrojtjes. Kjo rritje do t’i shkojë sërish KAYO-ss dhe ne pastaj humbasim gjurmueshmërinë e s’dimë ku shkojnë paratë.
Gazeta RD