Kandidaturat për zgjedhjet lokale/ Berisha: Do bëjmë gjithçka për të arritur një konsensus!

-Edhe një pyetje tjetër, duke qenë se ju u keni bërë ftesë forcave opozitare që të bashkoheni dhe madje keni folur edhe për mundësinë e një kandidati konsensual, po marr rastin e Bashkisë së Tiranës, mund të jenë dhe në bashki të tjera. Do prisni ju për të arritur ndoshta një konsensus me këto forca opozitare apo Partia Demokratike do të shkojë me kandidatin e saj politik?

Sali Berisha: Do bëjmë gjithçka për të arritur një konsensus. Nuk ftoj njeriun kurrë kot. Formalisht nuk ftoj.

-A ka një afat final?

Sali Berisha: E drejtë është pyetja, por duhet të kesh durim. Sepse tani, për shembull, mund të mendojnë se jo, na zvogëlohen pikët, na zvogëlohen votat. E vërteta është që nuk u zvogëlohen votat, u rriten votat, absolutisht.
Po unë nuk jam ai që t’i bind ata se ata duhet të binden vetë në radhë të parë, që po shpëtoi vendi nga e keqja më e madhe, fitojnë të gjithë, fitojnë ata, fiton çdo shqiptar.
Ndaj dhe unë uroj që le të vijnë siç i kanë programet. Nuk u them unë hiqi ato.

-Zoti Berisha, po kur shkon në tryezë ka emra, a është Partia Demokratike e gatshme të lëshojë Bashkinë e Tiranës, të mos ketë një kandidat politik nga Partia Demokratike, apo ju do negocioni me emra që mund të vijnë nga Partia Demokratike, por i negocioni që të zgjedhin ata mes emrave që sillni ju?

Sali Berisha: Askush nuk përjashton njeri aty. Secili mund të paraqesë. Ne nuk mund të themi se Partia Demokratike po fton dhe s’po paraqet asnjë kandidat, jo! Hajde të paraqesim kandidatët dhe të biem dakord për kandidatin, kjo është normale.

-Po kjo historia e kandidatit që ju arritët për zgjedhjeve të pjesshme, është një ish tani për ju?

Sali Berisha: Ne jemi të hapur për të gjitha diskutimet. Për ne, ylli polar është bashkimi.
Kthehemi pak në qershor pak.
Cili ishte mesazhi më absolut i qershorit?
Mesazhi më absolut i qershorit ishte bashkimi. Aty më datën 10 qershor mund të kenë qenë 50-50 socialistë dhe demokratë në shesh. Të gjithë të bashkuar kundër Edi Ramës.
Pra, ky ishte mesazhi më kryesor.
Ajo ishte mrekulli, se aty ishin socialistë dhe demokratë që po kërkonin largimin e Edi Ramës.
Edhe tani, hajde të bashkohemi forcat opozitare të gjitha, nga ai frymëzim i cili kërkonte largimin e Edi Ramës dhe të përqendrohemi për largimin e tij.

-Zoti Berisha, duke qenë se zgjedhjet e nëntë majit vendore po ofrojnë, kundërshtari juaj politik, Partia Socialiste ka nisur organizimin në struktura të veta dhe ka dërguar edhe delegatët në zonat zgjedhore, po Partia Demokratike ku është në këtë fazë?

Sali Berisha: Kam konstatuar se po i presin shumë keq socialistët. A e patë si ia bënë rrugën Edi Ramës, nga Sukthi gjer në Lalz ia shtruan me vezë.
E patë apo jo? Kur të presin në katër anët me vezë, do të thotë që s’ke punë me populli, je larguar nga populli.
Kështu që ka vënë në krye të Tiranës këtë xhelatin Demo, që krimet që ka kryer ndaj studentëve, ai është i dënueshëm dhjetëra- dhjetëra vite.

-Po ju kështu, fillimisht i akuzoni, pastaj kur ikin nga Rama edhe i thërrisni, edhe mendoni ndryshe?

Sali Berisha: Jo, jo. Kur ikin nga Rama, kundër të keqes më të madhe unë e pranoj, unë e pranoj, të gjithë duhet të bashkohemi kundër të keqes më të madhe.

-Edhe për zonjën Spiropali…

Sali Berisha: Edhe ajo po të dojë të kontribuojë kundër të keqes më të madhe, është e mirëpritur. Cilido!
Ai ishte udhëheqësi i një vendi të lirë, u bashkua me Stalinin kundër një të keqeje më të madhe. Pse? Ishte rrezik ekzistencial.
Dhe të shtrojë secili pyetjen: a është regjimi i Edi Ramës dhe Edi Rama rrezik ekzistencial për kombin? Dhe në qoftë se thotë po, atëherë natyrisht duhet të gjejë forcat të bashkohemi.

-Ndërkohë si e shkoni sjelljen e ndërkombëtarëve, ju duket sikur kanë qenë, nuk mund të them neutralë, por shumë të heshtur dhe si gjithmonë ndoshta edhe pak më shumë në anën e kryeministrit?

Sali Berisha: Jo dhe aq të heshtur tani Ambrozia. Ia anuluan takimet. Ajo ishte goditja më e rëndë që i është dhënë. A ju kujtohet që thoshte se me dronët e shqiptarëve do mbrojmë Donald Trump-in? A e mbani mend? Kur njoftoi takimin se si do bëhet, e ku do bëhet, e çfarë do bëhet, dhe ia ngrinë buzëqeshjen.
Takimi anulohet. Imagjinojeni se çfarë mase tmerrësisht e rëndë është. Një kjo.
E dyta, lexo ti raportin e Bashkimit Evropian. Ai raport është shkruar këtu. Kryesisht, se janë ambasadat që çojnë informacionet. Dhe aty si mullari i zi është Lubi Balluku dhe Edi Rama.
Lubia që s’iu hoq imuniteti dhe Rama që e mbrojti. Rama shkoi dy ditë, bëri punë nga mëngjesi deri në darkë dhe përpjekje të jashtëzakonshme që të hiqte Lubinë nga emri, atë frazë, nuk u hoq.

-Ama IBAR-in ia kaluan, nuk ia bllokuan për shkak të çështjes Balluku, ndërkohë që Bashkimi Evropian ka një standard tjetër, sepse në vendet e Bashkimit Evropian u hiqen imunitetet deputetëve në momentin që ata hetohen. Bashkimi Evropian duket sikur e fali Shqipërinë, pavarësisht se ishte një rast shumë flagrant i mbrojtjes së një zyrtari të lartë.

Sali Berisha: IBAR-in e ke të drejtë. E kaluan, por e transferuan në raportin e Komisionit. Çështjen Balluku, çështjen e zgjedhjeve, të gjitha çështjet që i kishte IBAR, pasi u modifikua shumë, se ishte fillimisht IBAR-i ishte rozë, po IBAR-i përfundimtar u kaloi në raport.
Por një gjë është e sigurt që gjë në botë që ta rikthejë Edi Ramën nuk ka. Edi Rama është një kufomë politike e pakallur.

-Po ndërkohë thoni që është një kufomë politike, por nga ana tjetër thoni që është një diktator. Tani si mund të jenë të dyja?

Sali Berisha: Po dhe diktatorët kanë kufomë. Nuk janë pa kufomë diktatorët.

-Nëse është një kufomë politike ju duhet të arrini që ta mundni.

Sali Berisha: Jo, do ta mundim ne! Absolutisht! I garantoj shqiptarët se ky është në rrokullisje dhe gjë në botë ta shpëtojë nuk ka. Jo, jo, kjo s’ka diskutim. Nuk ka diskutim. Ky është i pashpresë.

-Kur do ta mundni?

Sali Berisha: Kur? Ne vazhdojmë këtë betejë. Besoj se në qoftë se ka një fakt, ai mandat që grabiti, po i del për hundësh. A është e vërtetë kjo? Është e vërtetë.

-Kur do ta mundni ju?

Sali Berisha: Ne persistojmë drejt fitores tonë. Ne do fitojmë. Kjo është e sigurt.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Fatkeqësia e këtij vendi është se nuk thuhet fjala farsë, edhe ish-ët e mi nuk e përmendin

-Zoti Berisha, ju thatë pak më herët që me protesta paqësore Edi Rama nuk ikën, …