Seanca plenare e kësaj të mërkure në Kuvend është shoqëruar me replika të ashpra mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe deputetes socialiste Sara Mila.
Gjatë fjalës së tij, Berisha iu drejtua drejtpërdrejt deputetes së PS-së, duke e quajtur “princesha e burgut” dhe “e kodrës së Kalit”, ndërsa e këshilloi të denonconte kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë.
“Ti, zonja princesha e burgut apo e kodrës së Kalit, Kodrës së Kuajve, mos bëj asnjë gjest, sepse këto që them unë janë të vërteta dhe unë të këshilloj ta denoncosh edhe atë, edhe qeverinë, se ti je e re dhe nuk mund ta nisësh këtë formë karriere”, deklaroi Berisha.
Përgjigjja e Sara Milës ishte e menjëhershme. Deputetja socialiste iu kundërpërgjigj duke përmendur viktimat e tragjedisë së Gërdecit, katër të vrarët në protestën e 21 janarit 2011 dhe viktimat e ngjarjeve të vitit 1997.
“Dorëzo mandatin, më thotë mua, ndërkohë që e thërret shpirti i 26 të vrarëve në Gërdec, i katër të vrarëve në bulevard më 21 janar dhe kush e di se sa qindra të vrarëve në ’97-ën. Dorëzo mandatin, më thotë mua, ndërkohë”, u shpreh Mila.
Gazeta RD