EPP-ja pezullon partinë SNS të Vuçiçit
Partisë serbe do t’i jepet një vit kohë për të përmbushur kërkesat e BE-së, në të kundërt do të përballet me përjashtim të përhershëm.
Presidenti i PPE, Manfred Weber i ka kërkuar sot socialistëve europianë të ndërmarrin të njëjtin vendim ndaj Ramës.
Presidenti i PPE, Weber përshëndet vendimin e PPE-së për të pezulluar partinë e Vuçiçit, duke kërkuar që edhe socialistët europianë të mbajnë të njëjtin qëndrim ndaj Edi Ramës, sipas tij për shkak të problemeve edhe më të rënda në partinë dhe qeverinë shqiptare.
“Një vendim i vonuar, por i drejtë nga EPP dhe Manfred Weber!
Më mirë vonë sesa kurrë. Vendimi për Vuçiçin vjen ende në kohën kur ai është në pushtet.
Pas një procesi të gjatë shqyrtimi, EPP deklaron se SNS-ja dhe Vuçiçi duhet të respektojnë standardet demokratike.
A do të ketë guximin edhe PES/PSE të bëjë të njëjtën gjë me Ramën, pavarësisht se situata në partinë dhe qeverinë e tij është edhe më e rëndë?” shkruan Weber në një postim në rrjetet sociale.
Gazeta RD