Policia sulmon protestuesit me spraj lotsjellës, disa qytetarë shtrihen përtokë

Policia ka përshkallëzuar dhunën ndaj protestuesve, duke hedhur spraj lotsjellës ndaj tyre në bulevard.

Si pasojë e hedhjes së sprajit lotsjellës, një qytetar nuk është ndier mirë dhe është shtrirë përtokë.

Gjithashtu ka pasur edhe qytetarë të tjerë që janë ndier keq, ndërsa në vendngjarje u është dhënë ndihmë me ujë fiziologjik.

Situata në kryeqytet mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit kundërshtojnë ndërhyrjen e Policisë dhe kërkojnë të vijojnë tubimin përpara godinës së Kryeministrisë.

About Redaksia

Check Also

Largohet Xhaferri, Forumi Rinor i PD hyn në zgjedhje

Besart Xhaferri është larguar nga drejtimi i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Me anë të …