Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës.

Pasi nuk u lejuan të protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit.

Protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët marshojnë mes për mes makinave, teksa mjetet u bien borive, në shenjë mbështetjeje.

Protesta, sipas protestuesve është legjitime, por se nuk lejohet nga ana e policisë.

 

 

Efektivët po zbatojnë aktin normativ të qeverisë, që qytetarët e konsiderojnë të paligjshëm.

About Redaksia

Check Also

“Si në diktaturë!”/ Aktivisti: Rama ka frikë, po i vjen fundi!

Aktivisti Mirjan Aliaj ka denoncuar ushtrimin e forcës nga policia ndaj protestuesve që qëndrojnë paqësisht …