Nga Gëzim XHEPA
Si pedagog, jam i impresionuar dhe ekzaltuar nga dialogu i K…M…, me petalet e lulëkueqeve stundentore të sektit partiak zombik…!! Shija që më la është akti i pështirë në traditën 80 vjeçare të Bijve të Etërve, që shvleftëson dhe bën nul çdo platformë dialogimi…!!!
Pyetja ime është nëse ansambleja e sektit në pushtet të vetëquajtur socialist është një SHIT…, çfarë është ky fraksion stundentor, që merr përsipër të dialogojë në emër të një lëvizjeje proteste studentore, ku bshkëmoshatarët e tyre u masakruan, helmuan, linçuan, dhunuan, ju thyen këmbë, kafka, dhe ju nxorrën sy nga policia e pushtetit…!!!
Cili është thelbi dhe platforma e debatit konstruktiv nga pushteti me këta butakë studentorë, kur pushteti, në vend të “mea culpa” për thundrën e hekurt të ushtruar mbi shqipet rinore dhe paratë e harxhuara në kohë rekord për mjetet dhe armët më të fuqishme anti protestë, nxorri në kohë rekord aktin normativ anti protestë të ndalimit, burgosjes, dhe gjobitjes kundër fjalës së lirë dhe britmës shpirtërore rinore për ATDHE, KOMB dhe FLAMUR…?!!! Boll më me prodhim zvarranikësh rinor…, le të kthejmë sytë nga shqipet rinore me dinjitet dhe integritet, ku strehohet shpresa e vetme për ekzistencën e Shqipërisë dhe Flamurit të Kastriotit me shkabën dykrenare…!!!
Gazeta RD