“Lërini çunin, maskarenj”/ Policia hyn dhe në lokale, bën arrestime të dhunshme të protestuesve

Vazhdojnë tensionet edhe në protestën e sotme kundër qeverisë.

Policia ka nisur të shoqërojë protestues, duke përdorur edhe forcën.

Ata kanë hyrë në lokalet pranë Kullave Binjake dhe në ambiente me njerëz, duke shoqëruar persona, teksa përdorin edhe dhunën.

Teksa shoqëroheshin, qytetarët e tjerë thërrisnin “Lëreni çunin”, “Maskarenj” etj.

 

Qytetarët tashmë po marshojnë në rrugët e kryeqytetit, pasi ndodheshin përpara Kryeministrisë.

 

About Redaksia

Check Also

Gazetari: Maturanti nga Gjirokastra nuk mund të flasë në emër të studentëve që protestojnë

Gazetari Telnis Skuqi ka reaguar ndaj përfshirjes së Daniel Kore, maturant nga Gjirokastra dhe Kryetar …