Protestuesit marshimi drejt “Rrugës së Elbasanit”: Rama jepe dorëheqjen!

Prej orës 14:00 vijon protesta qytetare kundër qeverisë. Pas qëndrimit për disa orë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë zhvendosur tubimin në rrugët e Tiranës, duke vijuar marshimin në drejtim të Rrugës së Elbasanit.

Gjatë marshimit, qytetarët kanë brohoritur thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, mes tyre edhe “Dorëheqje Edi Ramës”.

Protestuesit vijojnë të qëndrojnë të bashkuar në qëndrimin e tyre, duke kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të kryeministrit nga detyra. Ata shprehen të vendosur për të vijuar rezistencën dhe protestat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

About Redaksia

Check Also

Gazetari: Maturanti nga Gjirokastra nuk mund të flasë në emër të studentëve që protestojnë

Gazetari Telnis Skuqi ka reaguar ndaj përfshirjes së Daniel Kore, maturant nga Gjirokastra dhe Kryetar …