Qytetarët u vënë zjarrin koshave të mbeturinave te “Myslym Shyri”

Protesta e kësaj të shtune po vijon me marshimin e qytetarëve në rrugët kryesore të Tiranës. Protestuesit bllokuan qarkullimin në rrugën “Myslym Shyri”, duke u vënë flakën koshave të mbeturinave.

Në zonë janë vendosur forca të shumta policie, ndërsa një kordon policor është pozicionuar në kryqëzimin pranë Drejtorisë së Policisë.

Më herët, protestuesit u mblodhën para godinës së Ministrisë së Arsimit.

Kërkesa e protestuesve mbetet e pandryshuar, teksa ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

About Redaksia

Check Also

“Rama jep dorëheqjen”!/ Protestuesit para kryeministrisë: Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur! 

Pasi marshuan në rrugët kryesore të Tiranës duke u bërë thirrje dhe të tjerëve të …