Studenti Klevis Tako ka kundërshtuar publikisht pretendimin e kryeministrit Edi Rama se ka zhvilluar një takim me të rinjtë protestues.
“Pamë një postim të kryeministrit që tha se kishte bërë takim me studentë protestues. Nga fytyrat që pashë nuk identifikova asnjë student protestues të rregullt. Ata nuk na përfaqësojnë dhe e dimë shumë mirë kush janë”, deklaroi Tako.
Studenti akuzoi gjithashtu kryeministrin se po përdor propagandën dhe presionin policor për t’iu përgjigjur revoltës studentore, ndërsa paralajmëroi se pakënaqësia ndaj qeverisë është shumë më e gjerë sesa ajo që shihet në shesh.
Gjatë intervistës, Tako bëri të ditur se studentët po organizohen në nivel fakultetesh në prag të protestës kombëtare të 28 nëntorit, me synimin për të zgjeruar mobilizimin në universitete.
Në fund, Tako kërkoi që Policia e Shtetit të zbatojë ligjin dhe të mos veprojë në bazë të urdhrave të eprorëve.

Gazeta RD