Diskutimet pë kandidaturat për Bashkinë, kreu i PD Shkodër: Takime në çdo seksion dhe lagje

Kryetari i PD Shkodër, Ardit Çylybyli, ka zhvilluar një takim me strukturat e PD në Rajonin Nr. 2, ku në fokus kanë qenë diskutimet për kandidaturat e ardhshme për Bashkinë Shkodër dhe organizimi i demokratëve për protestën kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Çylybyli bëri të ditur se gjatë takimit janë diskutuar emra, ide dhe propozime për të identifikuar figurën që do të përfaqësojë qytetarët shkodranë në zgjedhjet për pushtetin vendor.

Një tjetër çështje e rëndësishme ishte pjesëmarrja e demokratëve të Shkodrës në protestën kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë, për të cilën kreu i PD-së në Shkodër theksoi nevojën për një angazhim sa më të gjerë të strukturave.

Çylybyli njoftoi gjithashtu se procesi i konsultimeve do të vijojë në ditët në vazhdim. Pas përfundimit të takimeve me rajonet, PD do të zbresë në çdo seksion dhe lagje të Shkodrës, me qëllim dëgjimin e shqetësimeve të anëtarëve dhe forcimin e komunikimit të drejtpërdrejtë me demokratët.

Postimi

Vijojmë takimet me strukturat tona, këtë herë me Rajonin Nr. 2, në një diskutim të hapur dhe konstruktiv mbi situatën politike, sfidat që kemi përpara dhe angazhimet tona të përbashkëta.

Në fokus të takimit ishin dy çështje kryesore!

1.Kandidaturat për Bashkinë Shkodër, ku u diskutuan emra, ide dhe propozime për të identifikuar figurën që do të përfaqësojë më mirë qytetarët shkodranë dhe alternativën tonë politike.

2.Protesta kombëtare e 28 Nëntorit në Tiranë, ku u ritheksua rëndësia e një pjesëmarrjeje sa më të gjerë dhe aktive të demokratëve të Shkodrës, në mbështetje të kauzës sonë të përbashkët.

Ky proces konsultimi dhe bashkëbisedimi do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Pas përfundimit të kësaj faze takimesh me rajonet, do të nisim takimet në çdo seksion dhe në çdo lagje të Shkodrës, për të qenë sa më pranë anëtarëve, për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për të forcuar komunikimin e drejtpërdrejtë me çdo demokrat.

Besojmë se forca jonë qëndron te organizimi, pjesëmarrja dhe bashkimi. Çdo zë ka rëndësi dhe çdo kontribut është i vlefshëm për rrugën që kemi përpara.

Së bashku, më të organizuar dhe më të fortë!

About Redaksia

Check Also

Revolta kundër Ramës/ Qytetarët sërish protestë para Kryeministrisë, përplasen me policinë

Qytetarët janë mbledhur sërish para Kryeministrisë në Tiranë, në vijim të protestave kundër qeverisë, ndërsa …