Këlliçi shkruan se, ministrja e Arsimit paska shpallur si model për tu ndjekur disa të rinj të patronazhuar që u përdoren për një takim me Edi Ramën, dhe ka nxjerrë vrerin e dikujt që duhet të ishte para drejtësisë për trafik ndërkombëtar të lëndëve toksike, ndaj atyre studentëve e gjimnazistëve që refuzojnë farsën e dialogut.
Reagimi
Ministrja e përjetshme e Ramës vlerëson korrupsionin, cilëson terroristë studentët që refuzojnë farsën e dialogut!
Ministrja e Arsimit paska shpallur si model për tu ndjekur disa të rinj të patronazhuar që u përdoren për një takim me Edi Ramën, dhe ka nxjerrë vrerin e dikujt që duhet të ishte para drejtësisë për trafik ndërkombëtar të lëndëve toksike, ndaj atyre studentëve e gjimnazistëve që refuzojnë farsën e dialogut!
Ajo vetë, me gjithë abuzimet në postet që ka mbajtur, e caktuar si ministre e përhershme e Kryeministrit më të korruptuar në Europë, është një nga arsyet pse ka revoltë dhe neveri ndaj qeverisë.
Sipas Kumbaros, të dhunosh e torturosh të rinjtë e Shqipërisë që janë ngritur kundër korrupsionit është normale. Të organizosh trafik ndërkombëtar të lëndëve helmuese, është normale.
Të bësh biznes me zonat e mbrojtura, me pasuritë e vendit, është normale. Të abuzosh me taksat e shqiptarëve është normale. Të vjedhësh, të kesh dhjetëra apartamente, vila luksoze në bregdet, arka me para, është normale.
Ndërsa, ministrja e përjetshme e Edi Ramës, e quan terrorizëm të refuzosh takimin me kreun e organizatës së Belës, Gysit, Vlorës, Ronit, Rraketës, Mirelës, etj…
Çfarë turpi të kemi në krye të edukimit një krijesë të tillë!
Gazeta RD