Qytetarët janë rikthyer sërish në protestë para Kryeministrisë në Tiranë, kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
Të rinj, studentë dhe qytetarë janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë, ku po vijojnë protestën duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë. Ndërkohë para Kryeministrisë janë vendosur edhe forca policie.
Protestuesit shprehen të vendosur se revolta e tyre nuk do të ndalet, ndërsa theksojnë se dorëheqja e Edi Ramës është kërkesë e panegociueshme.
Ata kanë refuzuar gjithashtu thirrjen e kryeministrit për dialog, duke këmbëngulur se nuk pranojnë negociata dhe se kërkesa e tyre mbetet e njëjtë: largimi i Ramës nga drejtimi i qeverisë.
Gazeta RD