Shpopullimi/ 28% e shqiptarëve planifikojnë të largohen nga vendi! 

Emigrimi po mbetet një plagë pa shërim edhe pse popullsia vendase po tkurret dhe potenciali për të prodhuar numra emigrantësh ka rënë. Por e anketa SecuriMeter 2026 nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal gjeti se, një rikthim të në rritje të shqiptareve që kanë tashmë një ide dhe plan për tu larguar. Përqindja u rrit lehtë, nga 27,2% në vitin 2025 në 27,6% në vitin 2026. Brenda këtij grupi, u shtuan ata që e mendojnë ende në mënyrë të paqartë largimin.

Përqindja e të anketuarve në Shqipëri që kanë hartuar një plan, por ende nuk kanë nisur përgatitjet për të ikur ra lehtë, por pjesa e atyre që kanë filluar të ndërmarrin hapa largimi u rrit lehtë, nga 5,8% këtë vit nga 5,6% vitin e kaluar.

Rreth dy të tretat e të anketuarve në Shqipëri, 67,9%, thanë se nuk duan të zhvendosen jashtë vendit, nga 69,9% në vitin 2025. Rënia me dy pikë përqindjeje u shoqërua kryesisht me një rritje të pjesës së atyre që nuk dhanë një përgjigje, nga 2,9% në 4,5%.

Në Ballkanin Perëndimor, pjesa e të anketuarve që po e mendojnë largimin u rrit nga 27,3% në 29,3% në 2026. Në Shqipëri pjesa e atyre që kanë hartuar një plan ose kanë nisur hapa konkretë është më e lartë, 16,2% kundrejt 11% në Rajon.

Shpopullimi dhe emigrimi janë ndër shqetësimet më të përhapura në Shqipëri. Në një pyetje më vete, 95,1% e të anketuarve shprehën shqetësim për këto dy çështje, kundrejt 78,2% në rajon. Për ta vënë në kontekst dallimin mes brezave, në të gjashtë vendet së bashku 58,1% e të anketuarve të moshës 18–24 vjeç po e mendonin largimin. Në këtë grupmoshë, 28,7% kishin hartuar një plan ose kishin nisur të ndërmerrnin hapa.

Ndër të anketuarit në Shqipëri që po mendojnë të largohen për të jetuar dhe punuar jashtë, 56,2% do të zgjidhnin një vend të Bashkimit Europian, kundrejt 44,6% në Ballkanin Perëndimor. Vetëm në Kosovë preferenca për BE-në ishte më e lartë, me 60,3%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut ishte 52,4%.

Shqipëria kishte përqindjen më të lartë në rajon edhe për dy destinacione të tjera. SHBA-ja, Kanadaja dhe Australia, të grupuara në një kategori, u zgjodhën nga 22,5% e të anketuarve që po mendojnë largimin, kundrejt 14,2% në rajon. Mbretërinë e Bashkuar do ta zgjidhnin 14,6%, mbi trefishin e mesatares rajonale prej 4,6%. Një vend tjetër i Ballkanit Perëndimor ishte zgjedhja e vetëm 1,1% të këtij grupi në Shqipëri, kundrejt 6,1% në rajon. /Monitor/

About Redaksia

Check Also

Urdhëri sekret i Ramës për Veliajn

Pse Rama e transefroi Veliajn në Fier? Zbulohet urdhëri sekret. Është zbardhur urdhri zyrtar për …